Shumica e femrave ëndërrojnë një bel të hollë, por Kelly Lee Dekay e ka çuar në ekstrem fiksimin e saj dhe e ka holluar belin deri në 40 centimetra duke përdorur një korse shumë të ngushtë.

27-vjeçarja nga Nju Jorku e ka nisur hollimin e belit 7 vite më parë pasi u frymëzua nga Jessica Rabbit.

“Kur isha e vogël më pëlqenin shumë novelat grafike dhe filmat vizatimorë. Aty të gjitha femrat kanë një bel jashtëzakonisht të hollë dhe duken shumë bukur”, tregon Kelly.

Vajza amerikane zbulon edhe vështirësitë e mbajtjes së një korseje shumë të ngushtë: “Mezi ngjis shkallët dhe nuk mund të mbaj pesha. Në palestër nuk e mbaj kurrë korsenë pasi është e rrezikshme.”

FOTO GALERI
1/3

Top Channel