PD kundërshton rritjen e gjobave

27/10/2014 00:00

Komisionet paralele të demokratëve në bojkot kanë kundërshtuar gjobat e
reja për drejtuesit e automjeteve që parashikon ndryshimi i Kodit Rrugor, propozuar nga Ministria e Brendshme.

Anetaret demokrate te tre komisioneve, Ligjeve, Sigurise dhe Veprimtarise Prodhuese deklaruan se ndryshimet e propozuara nuk do synojne permiresimin e  situates se sigurise ne rruge, por kane vetem nje qellim, mbushjen e arkes se shtetit, duke e shnderruar policine ne organ tatimor.

“Masa e gjobës shkon deri në 1/3 e GDP-së për frymë, pra, i bie që një shqiptar bën një shkelje, futet në semafor të kuq, shkel shpejtësinë, nuk ve rripin e sigurisë, duhet të rrijë 100 ditë në vit pa ngrënë dhe të hajë pjesën e mbetur. Kjo është totalisht e papranueshme”, tha deputeti i PD-së, Florion Mima.

“Në asnjë vend të Bashkimit Evropian nuk ka masa ndëshkimore të barabarta minimale me rrogën apo me minimumin jetik të qytetarëve”, tha deputeti, Flamur Noka.

Per demokratet rritja shumefish e gjobave nga policia rrugore do te shoqerohet edhe me rrezikun tjeter.

“Mundësia dhe hapësira që kjo le për rritjen e Abuzivizmit nga organet ligjzbatuese dhe mundësia për rritje të korrupsionit”, u shpreh deputeti Oerd Bylykbashi.

“Do të nxisë në mënyrë të pamohueshme korrupsionin e strukturave që do të merren me administrimin e këtij ligji. Ne kemi 23 vjet që merremi me administrim dhe kemi parë që sa herë gjobat rriten, rritet edhe tentacioni i trupave zbatuese për t’u korruptuar”, tha Mima.

Demokratet kane akuzuar Ministrine e Brendshme se ka vendosur Policine ne sherbim klientelist per kontrollin e kutise se ndihmes se shpejte te automjeteve.

“Në terren ka filluar të kërkojnë edhe jelekët. Si duket një kompani afër Qeverisë ka blerë jelekët dhe sigurisht që angazhohet gjithë Ministria e Brendshme, gjithë Policia e Shtetit që medoemos ose ndëshkohen qytetarët ose ata do të blejnë jelekët e kësaj kompanie afër Qeverisë”, tha Noka.

Per ish-ministrin e Brendshem te demokrateve, shumefishimi i gjobave perforcon sipas tij nje deklarate te vete kryeministrit Rama.

“Prisni, prisni se s’paskemi parë ende asgjë. Mesa duket do të shohim edhe më keq”, u shpreh Noka.

Top Channel