Kukës, 50 persona në gjykatë për vjedhje energjie

27/10/2014 00:00

Sinjali i parë i nisjes së aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka ardhur nga Kukësi.
Prokuroria e këtij qytetit ka dërguar në gjykatë 50 proçedime penale ndaj 50 personave.

Burime nga institucioni lokal i akuzës bëjnë me dije se nga personat e pandehur, 5 prej tyre janë administratorë të subjekteve private, 2 prej të cilëve janë hetuar nën masën “arrest me burg”.

Sipas burimeve, nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se këta persona, në mënyrë të paligjshme, furnizonin lokalet e tyre të shërbimit me linjë elektrike dytësore të fshehtë. Ndërsa pjesa tjetër e të pandehurve janë abonentë familjarë.

Aktualisht, Prokuroria e Kukësit po vijon hetimin edhe për një numër të madh rastesh për këtë vepër penale, pasi ky qark ka një problematikë të theksuar sa i përket lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike dhe pagesave të energjisë së konsumuar.

Top Channel