Gjyqtarët reagojnë ndaj Tahirit: Pushtetet janë të ndara

27/10/2014 00:00

Pas letrës që ministri i Brendshëm i dërgoi sërish presidentit Bujar
Nishani për gjyqtarët dhe vendimet e tyre ka reaguar Unioni i
Gjyqtarëve, i cili kujton se Kushtetuta i ka të ndara pushtetet dhe
kurrësesi nuk lejon pushtetet e tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave
apo të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve nëse nuk pelqehen vendimet e
tyre, pa përfunduar ende procesi.

Ne nje deklarate per mediat, Unioni nenvizon se së pari mirepret dhe inkurajon çdo kritike ndaj gjyqtareve dhe punes se tyre, por kur keto kritika jane brenda kornizes kushtetuese dhe te bazuara ne fakte.

Nga ana tjeter, Unioni shpreh shqetesimin e tij te thelle, kur sheh se perfaqesues te larte te politikes dhe ekzekutivit bejne deklarata dhe ndermarrin veprime te perseritura, te cilat nuk kane per qellim rritjen e besimit te publikut dhe forcimin e pavaresise se vendimmarrjes se gjykatave.

Ky efekt jo pozitiv rritet akoma me teper – thote Unioni – kur deklarata apo veprime te tilla ju referohen vendimeve ne shkallen e pare, jo ndaj “kriminelëve”, por ndaj ‘personave nen hetim’ te cilet sipas ligjeve thuhet në deklaratë, prezumohen te pafajshem derisa te provohet e kunderta.

Top Channel