“Rusia do të njohë zgjedhjet në Ukrainë”

27/10/2014 00:00

“Rusia do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë”. Kështu është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, gjatë së hënës.

“Duke marrë parasysh gjithçka, zgjedhjet tashmë u zhvilluan, edhe pse jo në të gjithë territorin e Ukrainës, – është shprehur Lavrov. – Mendoj se do t’i njohim ato, sepse është tepër e rëndësishme për ne që Ukraina do të ketë më në fund autoritete, të cilat nuk do të luftojnë me njëra-tjetrën, nuk do ta zvarrisin Ukrainën mes Perëndimit apo Lindjes, por që do të ballafaqohen me problemet reale me të cilat përballet vendi”.

Ndërkohë, siç raporton agjencia e lajmeve Itar-Tass, ministri i Jashtëm rus Lavrov shpreson që Ukraina të formojë një qeveri “konstruktive”, e cila do të punojë në vijim për të ulur tensionet brenda vendit, por edhe sa i atyre që lidhen me marrëdhëniet me Moskën.

“Shpresojmë që këto zgjedhje të lejojnë krijimin sa më të shpejtë të një qeverie, e cila të jetë konstruktive, nuk do të synojë vazhdimin e tendencave kontrontuese në shoqëri, por edhe me Rusinë”, është cituar të ketë thënë Lavrov nga media ruse.

Top Channel