Rikthehen hetimet për Julian Çelën

27/10/2014 00:00

Shtatë muaj pas dënimit me 25 vjet burgim të pedofilit Ardian
Prrenjasit, prokuroria e Tiranës merr vendim që ta ripyesë sërish të
pandehurin në burg.

Behet fjale per dosjen e veçuar ndaj tij e qe ka ne qender zhdukjen e 10 vjecarit julian cela, per te cilin qe prej 30 nentorit 2012 nuk dihet asgje.

Veprimet hetimore jane riaktivizuar per shkak te te dhenave qe kane dale per femijen e zyrtarit te antiterroprit prane Sherbimit Informativ Shteteror. Burime te grupit te hetimit thane se kane krahasuar deklaraten e Prrenjasit dhene ne momentin e arrestimit ku ai pranon se e kishte vrare femijen dhe e kishte hedhur me pas ne landfillin e Sharres. Nderkohe qe ne nje moment te dyte ai i mohoi te gjitha keto deklarata me arsyetimin se ishte dhunuar nga oficeret e policise ne momentin e shoqerimit e per shkak te dhunes fizike ai u mendua se kishte pranuar edhe zhdukjen e Julianit.

Por gjate veprimeve hetimore jane pyetur dy zyrtare te policise, te akuzuar nga prrenjasi te cilet kane mohuar te kete marre pjese ne pyetjen e Prrenjasit çka ka rikthyer serish ne vemendje dyshimet se Prrenjasi nuk ka thene te verteten per zhdukjen e femijes. Aktualisht Prrenjasi me vendim te Gjykates Penale dhe pa te drejten per te kerkuar ulje denimi po vuan denimin me 25 vjet burgim per episodin e rrembimit te te miturit A.C dhe abuzimit seksual me te.

Top Channel