Robredo dështon me 5 “match point”, i tregon gishtin e mesit Murrayt

27/10/2014 00:00

Dy finale brenda një muaji kundër Andi Murray dhe dy humbje… Të dyja të pësuara pasi ka pasur në dispozicion 5 shanse të arta për të fituar përballjet, apo siç njihet në gjuhën e tenisit “match point”.

Tommy Robredo, pasi humbi një muaj më parë në Shenzhen kundër tenistit skocez, të dielën i është dashur të pësojë të njëjtin fat në aktin e fundit të turneut të Valencias, i cili u fitua nga Murray në tre sete, 3-6, 7-6, 7-6 në një sfidë që zgjati 3 orë e 20 minuta.

Një humbje, të cilën spanjolli nuk e ka kapërdirë dot, duke reaguar në një mënyrë aspak sportive, por që kaloi gjithsesi me të qeshura, duke i treguar gishtat e mesit të të dy duarve rivalit të tij, duke shkaktuar edhe të qeshura mes publikut të pranishëm.

Top Channel