Prandelli pritet të shkarkohet nga Galata

27/10/2014 00:00

Cesare Prandelli duket se është shumë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit të Galatasarayt.

Pas humbjes 4-0 në Champions League ndaj Borussia Dortmundit vjen një tjetër “poker”, këtë herë në kampionatin turk ndaj Basaksehirit, duke shtuar pakënaqësinë si mes tifozëve, ashtu edhe te drejtuesit e klubit, të cilët duken se janë gati t’i thonë “mjaft” trajnerëve të huaj me kombësi italiane.

Aktualisht, Galatasaray ka 13 pikë në kampionat, po aq sa 3 ekipe të tjera, dhe gjendet vetëm 1 pikë nga kryesuesit e Beshiktashit. Megjithatë, klubi turk pritet ta shkarkojë, kjo për shkak se deri më tani rezultatet nuk përshtaten aspak me vlerat e një skuadre të ndërtuar për të fituar.

Sipas tifozëve, është tepër e qartë që skuadra po luan keq, gjë që është vënë re edhe në superndeshjen ndaj Fenerbahces, kur verdhekuqtë shpëtuan vetëm falë “perlave” të holandezit Wesley Sneijder.

Prandelli në fakt nuk është shfaqur as në mikrofonët për një intervistë të shkurtër në fushën e lojës, por as në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke rritur kështu zërat për një largim të tij nga Turqia dhe rikthim në Itali.

Top Channel