Shoqërohet në polici Altin Goxhaj

27/10/2014 00:00

Blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar mesditën e së hënës në komisariat Altin Goxhajn, për shkak të një proteste të paralajmëruar prej tij kundër rritjes së energjisë elektrike.

Sipas policisë, Goxhaj është shoqëruar për shkak se nuk kishte marrë leje për zhvillimin e kësaj proteste. Por pas disa orësh qëndrimi në komisariatin numër 1, Goxhaj është lënë i lirë.

Ndërkaq, menjëherë pas këtij shoqërimi ka reaguar Partia Demokratike, me anë të Grida Dumës, duke e cilësuar këtë veprim si shenjë të krizës së nervave që po kalon kryeministri dhe shtimit të represionit të tij ndaj qytetarëve të vendit dhe fjalës së lirë.

Sipas PD-së, kryeministri Rama i ka bërë llogaritë gabim, pasi forca e përdorur prej tij vetëm do ta shumëfishojë protestën dhe Partia Demokratike është në krah të protestuesve.

Top Channel