Diwali, festa e dritave në kulturën hindu

27/10/2014 00:00

Diwali është festë familjare. Për të gjithë hindutë që jetojnë në Tiranë, është pak e vështirë të respektojnë të gjitha ritualet e festës. Nëse do të ishin në vendin e tyre, ata do të shkonin për vizitë te familjarët dhe, të gjithë së bashku, do të kryenin ceremonitë karakteristike gjatë pesë ditëve.

Meqë ndodhen këtu te ne, një pjesë e tyre kanë zgjedhur restorantin.

Për të krijuar atmosferën festive, përgatitjet në këtë restorant indian kanë nisur me realizimin e pikturave shumëngjyrëshe, të cilat quhen Rangoli.

Gratë dhe vajzat, përveç se zgjedhin me kujdes veshjen dhe aksesorët, duhet të kenë edhe një detaj specifik, që lidhet ngushtë me festat e tyre.

Tatuu me kena është dekoracioni më i zakonshëm, që ato bëjnë në pjesët e ekspozuara të trupit.

Në kuzhinë, shefat Manish Rana dhe Satya RanJan Mohapatra po përgatisin receta karakteristike. Pjata që kërkojnë përgatitje disa orë përpara servirjes. Tryeza duhet të ketë larmi dhe t’i përshtatet të gjitha shijeve.

Disa nga ushqimet tipike janë:

*Murgh Malai Tikka ose Chikken Tikka Masala, të cilat përgatiten me fileto pule dhe shumë erëza.
*Ëmbëlsira e quajtur Rasmalai dhe buka indiane, që përgatitet në furrë balte, të quajtur Taudoor.
*Nuk ka pije më të mirë për të shoqëruar vaktin, se çaji indian.

Top Channel