Britani, tentativë për të “sulmuar” Cameron

27/10/2014 00:00

David Cameron është shtyrë në rrugë nga një kalimtar i rastit mëngjesin e së hënës, në atë që konsiderohet si një “shkelje tepër e rëndë e sigurisë”, duke nxitur një hetim të menjëhershëm nga “Scotland Yard”.

Kryeministri ndodhej në Leeds për të promovuar linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë, të propozuar nga qeveria, por në momentin që po dilte nga Bashkia e qytetit një kalimtar që po vraponte iu drejtua atij, duke e detyruar Cameron të ndryshonte vendqëndrim deri në momentin që u rrethua nga ekipi i tij i truprojave.

Brenda pak orësh, komisioneri i policisë Metropolitane, Bernard Hogan Howe, urdhëroi një hetim për mënyrën se si u lejua personi në fjalë t’i afrohej kryeministrit britanik.

Ngjarja vjen në më pak se 1 javë nga agresori i vetën që vrau një ushtar, përpara se të sulmonte edhe Parlamentin kanadez në Otava.

Mbrëmjen e së hënës, Dean Balboa Farley, demaskoi veten duke bërë publike se ishte ai personi që arriti t’i afrohej Cameronit, pa u ndalur nga truprojat e kryeministrit.

28-vjeçari u ankua se ai vetëm sa e kishte “prekur” atë, e më pas ishte “sulmuar nga 6 policë me uniformë”. Ndërkohë policia njoftoi se “personi ishte arrestuar nga oficerët lokalë dhe më pas ishte lënë i lirë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel