ISIS ekzekuton luftëtaren kurde

27/10/2014 00:00

Një luftëtare kurde, e njohur me pseudonimin Rehana, u kthye në shënjestrën e radhës së xhihadistëve islamik të ISIS-it.

Vajza ishte shndërruar në një heroinë e botës virtuale nëpër rrjete sociale, pasi gazetari Pavan Durani postoi në internet një foto të saj të veshur me kostum ushtarak, duke pozuar me shenjën e gishtave që simbolizojnë paqe, si edhe me mbishkrimin “Rehana ka vrarë më shumë se 100 terrorristë në Kobanë”.

Raportimet thonë se fotoja u shpërnda mbi 6000 herë nga përdoruesit e Tëitterit. Mesa duket, kaq mjaftoi dhe militantët e ISIS reaguan menjëherë, duke e ekzekutuar 26-vjeçaren. Burime nga autoritetet vendase pohojnë se terroristët kanë postuar foto të trupit të Rehanës së ekzekutuar.

Ajo është kthyer tashmë në një simbol të lëvizjes së rezistencës kurde ndaj forcave të ISIS. Por, Rehana nuk është e vetmja. Ashtu sikurse në radhët e Shtetit Islamik po shtohen përditë femra terroriste, edhe nga ana tjetër luftëtaret femra përfaqësojnë mbijetesën e një popullsie të Lindjes së Mesme.

Ato besojnë se në misionin e tyre për shpëtim nga ISIS, nuk ka dallim mes një burri e një gruaje, por janë të vetëdijshme se armiku i tyre është i përbashkët, ndaj duhet luftuar. Kurdët kanë treguar një rezistencë te paepur brenda qytetit kufitar të Kobanës, nxitur edhe nga mbështetja e  koalicionit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel