Propozimet më të bukura për martesë… në Instagram

27/10/2014 00:00

Nëse një diamant jepet përgjithnjë, bëjeni të pavdekshëm momentin e propozimit tuaj për martesë, duke e publikuar në Instagram, duke e bërë një moment të përjetshëm.

Kështu e mendojnë disa prej çifteve të kohëve të sotme, të cilët kanë vendosur ta ndajnë me komunitetin e rrjetit social, momentin emocionues të “Po”-së së tyre për t’u martuar.

Ka nga ata që u kanë kërkuar dorën femrave nga maja e grataçelave, të tjerë në fshatra, dikush në rrugë e nën reshjet e shiut, apo në mes të një turme njerëzish, madje edhe në det.

Edhe çiftet janë të ndryshëm; disa më të rinj, disa të tjerë më të rritur… Të gjitha fotot janë emocionuese, teksa i sheh ballë për ballë ata që në vijim mund të quhen edhe “të martuar”. Sepse tashmë dashuria është bërë edhe “sociale”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel