Norma e interesit mbetet 2.5%

27/10/2014 00:00

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar, në nivlein 2.5 për qind, normën bazë të interesit pasi ajo mendon se në të ardhmen mund të ketë një rritje të inflacionit.

Sipas njoftimit zyrtar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vëren se ka një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend, por ai do të jetë i përkohshëm.

Po kështu edhe niveli i çmimeve, megjithëse ra në shtator, pritet të rritet pasi kjo gjendje është kalimtare. Banka Qendrore vëren se për shkak të kushteve monetare stimuluese, zgjerimit të konsumit dhe i investimeve private, ekonomia shumë shpejt do të kthehet në ekuilibër.

Megjithëse Banka e Shqipërisë thekson se parashikimet e saj mbajnë doza pasigurie për shkak të cilësisë së informacionit që ajo merr, ajo shton se vendimi për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për momentin është vendim i përshatshëm.

Top Channel