JLo me bikini, i “mungon vera”

27/10/2014 00:00

Ajo është 45 vjeçe, por pavarësisht kësaj linjat e saj janë tepër impresive.

Jennifer Lopez duket se ka dashur t’u rikujtojë të gjithëve, se sa e tonifikuar dhe elegante është, kur gjatë së hënës ka publikuar një foto të sajën, e ulur në një karrige dhe e veshur me një palë bikini në ngjyrë lejla.

Këngëtarja e hitit “I Luh Ya Papi” gjithsesi e ka justifikuar nxjerrjen e fotos në Instagram, me faktin se i mungojnë muajt e nxehtë të vitit. “Më mungon vera!”, shkruante nëna e dy fëmijëve në foto.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Marc Anthony, dukej shumë larg “interesimit për pishinat apo plazhet”, pasi ishte e ulur në një studio dhe e kishte fytyrën tërësisht të dominuar nga “make-up”-i.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel