Siri, rebelët në ofensivë ndaj ushtrisë së Assad

28/10/2014 00:00

Grupet rebele në Siri të lidhura me Al-Kaedan sulmuan qytetin e Idlibit, të mbajtur nën kontroll nga forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Mësohet se luftetarë të Al-Nusras dhe grupeve të tjera të konsideruara si terroriste dhe që nuk mbështeten nga Perëndimi, kanë marrë përkohësisht ndërtesat qeveritare në këtë qytet.

Al-Nusra njoftoi se gjatë ofensivës ka vrarë shumë ushtarë sirianë, para se të tërhiqej, ndërsa qeveria në Damask njoftoi se vazhdon të ketë kontrollin e qytetit veri-perëndimor, i cili vetëm për pak javë që nga nisja e konfliktit të armatosur, ka rënë në duart e rebelëve.

Korrespondenti i BBC-së në Bejrut thotë se Al-Nusra dhe grupet e lidhura me të kanë bërë përparim të ngadaltë në veri-perëndim dhe në jug të Sirisë duke përfituar nga përqendrimi i ndërkombëtarëve dhe forcave të tjera rebele në luftën kundër ISIS.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se në ditët e fundit forcat e presidentit Assad kanë ndërmarrë më shumë se 600 sulme ajrore duke përdorur edhe armë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.
Grupi thotë se numri i civilëve të vdekur nga këto sulme tejkalon 180. Siria ka hyrë në vitin e katërt të luftës civile, që ka lënë më shumë se 200 mijë të vdekur, miliona të zhvendosur dhe ka rrënuar shkretuar vendin.

Top Channel