Në karantinë edhe trupat amerikane

28/10/2014 00:00

Trupat amerikane që kthehen nga Afrika Perëndimore ku janë vendosur me mision humanitar kundër Ebola-s, do të qendrojnë në karantinë për 21 ditë.

Vendimi është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë amerikane. Sipas këtij urdhëri, personeli ushtarak dhe anëtarët e të gjithë shërbimeve të tjera do të mbahen të izoluar në Vicenza të Italisë.

Mes tyre është edhe Gjeneral-Majori Darryl Ëilliams, udhëheqës i misionit amerikan kundër Ebola-s. Për 21 ditë me radhë ata do t’i nënshtrohen analizave dhe do të mbahen në mbikqyrje të rreptë dhe vetëm pas këtij afati kohor do të kthehen në SHBA.

Vendimi i autoriteteve amerikane për të izoluar personat që kthehen nga Afrika Perëndimore është kritikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon. Ai tha se këto masa paraqesin presion psikologjik për ata që punojnë në ndalimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Xhersit mbrojti vendimin e marrë më parë nga autoritetet që mbajtën për 21 ditë në izolim një infermiere kur po kthehej nga Afrika Perëndimore.

“Bëmë atë që duhet të bënim dhe do ta bëjmë sërish”, tha ai.

Top Channel