Britania refuzon pagesën për BE

28/10/2014 00:00

Britania e Madhe do të luftojë me çdo mjet kërkesën e Bashkimit Europian për të derdhur në arkat e përbashkëta të Brukselit 1.7 miliard paund brenda datës 1 dhjetor.

Gjatë fjalimit para ligjvënësve britanike Cameron tha se shuma e kërkuar është tejet e ekzagjeruar dhe afati për ta paguajtur atë më 1 dhjetor i papranueshëm.

“Nëse ekonomia jote rritet pak më shpejt se të tjerët ka disa përshtatje, e mekanizmat rregullues i kemi parë të funksionojnë çdo vit. Ndonjëherë paguan pak më shumë, herë të tjera dicka më pak, por kurrë deri më tani nuk na ishte vënë në tavolinë një faturë prej më shumë se 2 miliardë eurosh. Është e papranueshme!“ thotë Cameron.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian tha se nëse Londra do të refuzojë të bëjë këtë pagesë, atëherë gjesti do të përkthehej në hapje të kutisë së Pandorës për BE-në.

Shuma prej 1.7 miliard paundësh e kërkuara nga Brukseli është përllogaritur në bazë të rritjes ekonomike që nga viti 1995.

Top Channel