Rusia: Do njohim zgjedhjet e separatistëve

28/10/2014 00:00

Rusia do t`i njohë rezultatet e zgjedhjeve polemizuese të separatistëve
në lindje të Ukrainës, të cilat rebelët planifikojnë t`i mbajnë në 2
nentor.

Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov u shpreh se procesi i votimit ne rajonet e trazuara te Donetskut e Luhanskut “do te jete ie nje rendesie te vecante per shkak se do te legjitimoje autoritetet e atjeshme”. Ne te dy keto zona vazhdon te mbetet ne kembe me shume veshtiresi armepushimi i paqendrueshem me Kievin, trupat e te cilit u perpoqen pa sukses t`ia hiqnin pushtetin mbeshtetesve te Moskes.

Partite pro-perendimore dolen fituese prej zgjedhjeve te se dieles, te pakten nga rezultatet paraprake ndersa ato perfunduara do te kerkojne disa dite. Ukraina i ka kerkuar Rusise te ushtroje presion mbi separatistet qe te mos i zhvillojne votimet rivale ne Lindje. Por Rusia edhe nje here del ne krah te separatisteve me deklaraten e shefit te saj te diplomacise Lavrov, i cili e beri te qarte se Moska pret qe zgjedhjet te mbahen e per me teper do te njohe pa hezitim rezultatin e tyre. Si per kunderpeshe, Shtetet e Bashkuara jane shfaqur ne krah te Kievit. Presidenti Barack Obama bëri një deklaratë ku përgëzonte popullin e Ukrainës për organizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare dhe për një proces votimi “paqësor dhe të rregullt”.

“Ne emer te popullit amerikan dua te uroj popullin e Ukraines per mbajtjen e zgjedhjeve te suksesshme parlamentare ne 26 tetor. Keto zgjedhje perfaqesojne nje tjeter gur te rendesishem kilometrik ne zhvillimin e demokracise se ketij vendi. Presim me interes mbledhjen e parlamentit te ri dhe krijimin e shpejte te nje qeverie te forte e gjitheperfshirese”, u shpreh Obama.

Nje dite pas zgjedhjeve te pergjithshme te vendit megjithate, trazurat kane vazhduar ne rajonet lindore te tij. Ne periferin e Donetskut te kontrolluar prej relebeve pati nje vale bombardimesh. Zyra e Kryetarit të Bashkisë të Donetsk-ut tha se u dëgjuan “zhurma te forta nga armët e fuqishme dhe shpërthimet, deshmia me e fundit e faktit se pavaresisht pushimzjarrit te arritur ne muajin shtator, tensionet ne rajon vazhdojne te mbeten te larta.

Top Channel