E gjeni dot njeriun e padukshëm?

28/10/2014 00:00

Nuk bëhet fjalë për ndonjë marifet. Ajo që shihni në foto është reale:
artisti kinez Liu Bolin qëndron për orë të tëra përpara sfondeve të
ndryshme duke u kthyer në një “njeri të padukshëm”.

Puna e kamuflazhit që mban firmën e Liu ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e mbarë botës me ekspozita dhe miliona ndjekës në rrjetet sociale.

Tani, veprat e tij më të njohura janë mbledhur së bashku edhe në një libër të publikuar në Britani. Kamuflazhin e parë Liu e realizoi në vitin 2005.

“Seria e “Fshehjes në Qytet” nisi si shenjë proteste ndaj shkatërrimit të lagjes artistike ku unë punoja”, ka thënë artisti për BBC. “Më pas fillova ta përdorja trupin tim si subjekt zhdukjeje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”, është shprehur ai.

Pasi lagjia e tij Suo Jia Cun u shkatërrua për t’i hapur rrugë stadiumeve të Lojrave Olimpike të vitit 2008, Liu protestoi duke u “zhdukur” nëpër rrënoja dhe që prej atëherë arti i tij nuk është ndalur.

“Vendosa t’i përdorja veprat e mia si një qëndresë kundër kësaj mizorie. E përdora “Fshehjen në Qytet” si një mënyrë për t’i dhënë zë irritimit tim kundër kësaj masakre të qeverisë”, ka thënë më tej Liu.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel