Europe kthehen me një album të ri

28/10/2014 00:00

Pas “The Final Countdown” në vitet ’80, banda Europe njofton se do të
rikthehet së shpejti me një album të ri, ende pa emër, në fillim të
vitit të ardhshëm në bashkëpunim me UDR Records.

Legjendat suedeze të rokut botëror do të nisin regjistrimin e këngëve këtë muaj në Stokholm dhe prodhimi i materialit të ri do t’i besohet Dave Cobb të Rival Sons.

Europe shitën në vitet ’80 mbi 20 milionë kopje, duke fituar disqe të shumta platini me hitin “The Final Countdown”. Për në mars 2015 ata kanë njoftuar një tur në të gjithë Evropën.

Top Channel