Basha: Ekonomia drejt krizës

28/10/2014 00:00

Ekonomia është në renie dhe bizneset në vështirësi ekstreme. Kështu ka
deklaruar kreu i opozitës, njëkohësisht kryetari i Bashkise Lulzim
Basha, teksa beri publike se 10 mijë biznese raportohen se po shkojne
drejt falimentit dhe se 1 ne 3 shqiptarë është futur.

“Një në tre shqiptarë është zhytur në borxh për konsumin e përditshëm, për bukën e gojës. Ky është efekti i drejtpërdrejtë i paketës fiskale, i politikave të Qeverisë. Papunësia po arrin nivelin alarmant prej 20 për qind”, tha Basha.

Kreu i PD-së foli per arrogance te qeverisjes aktuale, e cila sipas tij po zevendeson ligjin me policin. Nderkohe qe perseriti se nga kushtet e renda ekonomike, te gjithe jane gati te ngrihen ne protesta.

“Eshtë një mentaliteti i verbër i zëvendësimit të shtetit ligjor me shtetin policor. Ne jemi për shtet ligjor, jemi për zbatimin e ligjit. Pa zbatim të ligjit nuk mund të ketë progres demokratik, shtet modern dhe europian. Po tjetër gjë është zbatimi i ligjit dhe tjetër gjë është shteti policor, është terrori për të ngjallur frikën. Prandaj më shumë njerëz se kurrë bashkohen në konstatimin se sot është më keq të ngrejmë zërin dhe të nisim protestat për të drejtat të mohuara abritrarisht”, tha Basha.

Por Basha ofron dhe zgjidhje per te dale nga kriza dhe per t`i ofruar lehtesira biznesit.

“Rruga është ajo e uljes së taksave e rritjes së eficensës dhe e uljes së taksave, e barrës së barabartë dhe jo e favorizimit të klientelës politikës. Kjo arrihet duke rritur eficencën e strukturave përkatëse, duke shmangur klientelizmin, duke shmangur përfitimet abuzive që kanë sot njerëzit e lidhur me pushtetin, që janë konsumatorët kryesore të klimës politike në vend dhe jo duke i rënë në qafë më të pamundurve, më të vobektëve”, tha Basha.
 
Kryetari i bashkise Lulezim Basha mori pjese ne nje takim me grate sipermarresev te kryeqytetit, ku pasi beri nje rezyme të situates ne vend degjoi dhe ankesat e tyre.

Top Channel