Gjashtë gjermanë në garë për Topin e Artë

28/10/2014 00:00

Gjashtë lojtarë të kombëtares gjermane figurojnë në listën e kandidatëve të FIFA-s për Topin e Artë, e publikuar këtë të martë.

Kapiteni Philipp Lahm, Mario Gotze, Toni Kroos, Thomas Muller, Manuel Neuer dhe Bastian Schweinsteiger arritën të gjithë kulmin e suksesit në Brazil 2014, ndaj dhe FIFA ka shpërblyer përpjekjet e tyre me nominim.

Ylli i Barcelonës Lionel Messi dhe sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo janë sërish në garë për të fituar çmimin prestigjoz. Ronaldo e fitoi trofeun në 2013, ndërsa Messi e gëzoi trofeun në katër vitet e mëparshme.

Më 1 dhjetor organizmi më i lartë qeverisës i futbollit do të shpallë 3 lojtarët më të mirë, ndërsa më 12 janar në Zyrih do të shpallet dhe fituesi, i zgjedhur nga një juri trajnerësh dhe gazetarësh ndërkombëtarë të zgjedhur nga “France Football”.

Në rang klubesh Real Madrid dhe Bayern Munich kanë nga 6 nominime secili, Barcelona 4 dhe Chelsea 3. Ndërsa Manchester Manchester United, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Juventus kanë secili nga një lojtar.

Lista e lojtarëve:

Gareth Bale (Uells)
Cristiano Ronaldo (Portogali)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi)
Neymar (Brazil)
Arjen Robben (Holandë)
Mario Goetze (Gjermani)
Toni Kroos (Gjermani)
Philipp Lahm (Gjermani)
Thomas Mueller (Gjermani)
Manuel Neuer (Gjermani)
Bastian Schweinsteiger (Gjermani)
Lionel Messi (Argjentinë)
Angel Di Maria (Argjentinë)
Javier Mascherano (Argjentinë)
Diego Costa (Spanjë)
Andres Iniesta (Spanjë)
Sergio Ramos (Spanjë)
Karim Benzema (Francë)
Paul Pogba (Francë)
Thibaut Courtois (Belgjikë)
Eden Hazard (Belgjikë)
James Rodriguez (Kolumbi)
Yaya Touré (Bregu i Fildishtë).

Gjithashtu, FIFA ka njoftuar edhe emrat e trajnerëve në garë për çmimin e Trajnerit të Vitit, me Carlo Ancelotti dhe Joachim Low favoritë, njëri pasi fitoi Champions League dhe tjetri pas suksesit në Kupën e Botës.

Lista e trajnereve:

Carlo Ancelotti (Real Madrid)
Antonio Conte (Juventus/Kombëtarja italiane)
Pep Guardiola (Bayern Munich)
Jurgen Klinsmann (Kombëtarja e SHBA)
Joachim Low (Kombëtarja gjermane)
Jose Mourinho (Chelsea)
Manuel Pellegrini (Manchester City)
Alejandro Sabella (Kombëtarja argjentinase)
Diego Simeone (Atletico Madrid)
Louis van Gaal (Kombëtarja holandeze/Manchester United)

Top Channel