Rrëzohen sërish dekretet e Presidentit. Braho: Duhet të marrë fund

28/10/2014 00:00

Për të tretën herë mazhoranca i rrëzoi Presidentit 2 kandidatët për
Gjykaten e Lartë, Sokol Ngresin dhe Elona Stavrin, duke e çuar në 5
numrin e dekreteve për Gjykaten e Lartë, që shumica i rrëzon Bujar
Nishanit.

Socialistet ne Komisionin e Ligjeve, e kane bere te qarte se vota kunder vjen per shkak te procedures, pasi kreu i shtetit, ne kundershtim me detyrimin ligjor nuk eshte konsultuar me Kuvendin, duke korruptuar procesin, siç tha Blendi Klosi.

“Si keni pranuar ju të jeni pranë këtij Komisioni, në një proces të korruptuar politikisht nga Presidenti i Republikës, pasi kandidaturat e rrëzuara deri tani nga ky Komision kanë qenë kandidatura që janë goditur, pasi Presidenti i Republikës nuk ka pranuar që të ketë një konsultë me maxhorancën”, tha Klosi.

Por kjo u kundershtua nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho.

“Çështja është si do të ecim në këto hulli ku jemi futur? I bëj thirrje kryetarit të maxhorancës që të rishikojë pozicionin e tij në këtë çështje. Ta mbyllim këtë komedi, më vjen shumë keq zoti Xhafaj, që ne po rrëzojmë kandidatura me integritet profesional”, tha Braho.

Ndërsa ketij qendrimi te Spartak Brahos iu kunderpergjigj kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, kur tha se Presidenti, perpos mungeses se konsultimit me Kuvendin, nuk ka respektuar kriteret.

“Ka një vlerësim të kritereve formale për kandidatët, por nuk ka një vlerësim të kritereve objektive dhe shtesë, që ka përcaktuar ligji. Në asnjë rast, në asnjë gërmë të relatimit dhe megjithëse kërkohet në mënyrë të përsëritur nga kryetarët e grupeve parlamentare të maxhorancës, nuk ka reflektim nga Presidenti i Republikës për këtë gjë”, tha Xhafaj.

Megjithatë, Fatmir Xhafaj bie dakort ne nje pike, se duhet te gjendet nje zgjidhje, per te cilen ftoi aktoret pergjegjes dhe emisionin ‘Euralius’, qe asiston sistemin e drejtesise ne vend.

“Unë do t’i ftoja ata, që së bashku me ne, të mund të ulemi për të gjetur një zgjidhje për interpretimin dhe trajtimin kushtetues dhe ligjor. Nuk mund të zgjatet më kjo histori”, tha Xhafaj.

Me gjithë bindjen e perbashket se duhet gjetur nje zgjidhje, vota per dekretet e Presidentit, nuk ishte unison në rastin e  kandidatures së Sokol Ngresit. Në rrezimin e dekretetit te Ngresit nuk morën pjesë në votim deputetet e LSI, ndërsa Spartak Brahos, siç u deklarua, i dha atij voten pro.

Ndërkaq mazhoranca ka qene e bashkuar ne kandidatet per Keshillin e Larte te Drejtesise, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Ky i fundit u pyet ne komision per akuzen e ngritur nga PD-ja si gjyqtar qe sipas tyre ka sherbyer ne kohen e komunizmit, per te cilen vetëm pak vjet me pare mazhoranca e djathte rrezoi me kete argument kandidaturen e tij propozuar nga presidenti i atehershem, Bamir Topi. Por Kosta ka hedhur poshte keto pretendime me argumentin se ka qene nje gjyqtar i ri ne kohen e komunizmit dhe si i tille, nuk i jane besuar te tilla procese.  

Top Channel