Maradona i dehur dhunon të dashurën

28/10/2014 00:00

Në internet ka nisur të qarkullojë një filmim tronditës ku shihet Diego Maradona duke sulmuar të dashurën e tij, Rocio Oliva.

Në video duket legjendat e futbollit argjentinas në gjendje të dehur duke i bërtitur të dashurës së tij përpara se ta godasë.

Videoja është publikuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” dhe në të dëgjohet Oliva duke qarë dhe duke i kërkuar 53-vjeçarit që të ndalte së qëlluari.

Në Argjentinë mediat vendase thonë se Maradona është në dijeni të qarkullimit të videos, pranon se në të është ai, por mohon të ketë goditur të dashurën 24-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë kur asi argjentinas i futbollit akuzohet për dhuna ndaj të dashurës së tij, por gjithnjë akuzat kanë mbetur në fazën e lajmit dhe asnjëherë nuk janë ngritur akuza ndaj 53-vjeçarit.

Top Channel