PD: Në KLD gjykatësit e diktaturës

28/10/2014 00:00

Opozita kundërshtoi të martën kandidaturën e Vangjel Kostës për anëtar
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke thënë se ai ka qenë gjykatës
në kohën e dikaturës.

Deputeti Eduard Halimi deklaroi se permes kapjes se drejtesise, Qeveria synon te ndertoje shtetin policor ne vend.

“Frymën e mbrojtjes së krimit dhe mafias që ka në Parlament, i duhet Edi Ramës, që ta perçojë tani në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndaj kërkon të çojë në KLD ish-gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë dhe atë tjetrën që ka dhënë prova që shndërrohet lehtësisht në kamikaze politike, sa herë flet udhëhehëqësi i partisë, jo më larg se një vit më parë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është era e diktatorëve të vegjël që po rilindin në Ballkan. I bëjmë thirrje cdo qytetari në vend, të shohë me sy të hapur atë që po ndodh. Që po i prek represioni i shtetit ligjor dhe frikës që tenton të mbjellë Edi Rama në vend. Të dokumentojë çdo fakt me foto dhe video, të atyre që shkelin të drejtat, pasuritë, gjakun dhe djersën dhe i fton t’i depozitojnë ato pranë Partisë Demokratike”, tha Halimi.  

Top Channel