Sytë mund të paralajmërojnë sëmundjet

28/10/2014 00:00

Shkencëtarët e Universitetit të Dundes në Skoci do të udhëheqin kërkimin shkencor 3-vjeçar me një fond prej 1.5 milion eurosh për të zbuluar nëse ka lidhje mes ndryshimit të syve dhe sëmundjes dementia.

Provat e deritanishme sugjerojnë se ndryshimet në venat dhe artieriet e syve mund të kenë lidhje me sëmundjet që lidhet me kujtesën apo edhe ato kardiovaskulare.

Objektivi i shkencëtarëve britanikë do të jetë zbulimi nëse këto ndryshime të venave dhe arterieve të syrit mund të shërbejnë si paralajmërim për sëmundjet.

Grupi i shkencëtarëve do të shfrytëzojnë teknologjinë kompjuterike për të kryer matjet dhe për t’i krahasuar ato me të dhënat e deritanishme të regjistruara në Spitalin Nineëells për të përcaktuar më pas nëse ka lidhje mes ndryshimeve që pësojnë venat dhe arteriet e syrit me sëmundjet e mësipërme.

Top Channel