Buffon, 500 ndeshje me Juven

28/10/2014 00:00

Atmosferë festive te Juventusi në prag të ndeshjes ndaj Genoas (e mërkurë, ora 20:45). 13 vite pasi u ble nga Parma, Gianluigi Buffon bëhet gati për të luajtur ndeshjen e tij numër 500 me bardhezinjtë.

Me këtë rast, portieri dhe kapiteni i “Zonjës së Vjetër” do të mbajë në krah një shirit të veçantë që do të ketë të stampuar numrin 500.

Kështu, Buffon bëhet gati për të hedhur hapa të tjerë përpara në historinë e Juves, edhe pse trajneri Massimiliano Allegri me shaka kërkon ta trembë kapitenin.

“Është një arritje e madhe për të, por të shohim nëse do të jetë në formacion”, tha Allegri në konferencën e shtypit.

Top Channel