Kreu i AMA-s, katër kandidatët prezantojnë idetë

28/10/2014 00:00

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Medias dhe Arsimit kanë dëgjuar
për here te dyte platformën e katër kandidatëve për postin e kryetarit
të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Problemet e akumuluara dhe presioni i kohës është që duhet të vihen disa prioritete. Unë kam zgjedhur dy mes tyre, që është strategjia e autoritetit të medias dhe këshilli i ankesave. Strategjia e AMA-s është një strategji tre-vjeçare që do të miratohet, ku do të jenë kushtet, mënyra dhe rrugët që do të ndiqen për kalimin në transmetimet numerike”, u shpreh kandidati Gentian Sala

“Mosfunksionimi i AMA-s ka reflektuar edhe në tregun mediatik. Shtyrja e procesit të dixhitalizimit, pirateria, abuzimi që ndodh me të drejtat e autorit, mungesa e etikës, janë disa nga problemet që vërehen në sektorin e medias audiovizive. Parimi im kryesor është komunikimi me të gjithë faktorët që janë pjesë e këtij procesi”, theksoi kandidati Gentian Skënderaj.

“AMA do të funksionojë sipas standardeve strikte të përcaktuara në ligj, respektimi dhe garantimi i pavarësisë së institucionit, duke e çliruar nga çdo varësi politike dhe duke ia kthyer publikut dhe interesave të tij, transparencë në vendimmarrje. Mbledhjet e Këshillit të AMA-s do të jenë të hapura për publikun dhe për të gjitha grupet e interesuara. Angazhimi maksimal për realizimin më madhor të kalimit në transmetimet dixhitale në përputhje me kërkesat e parashtruara nga BE”, tha kandidatja, Anila Basha.

“Pjesë e rëndësishme e punës së RTSH-së është edhe mbështetja e operatorëve lokalë, të cilët në shumicë dërrmuese ka mundësi të mbështeten mbi TVSH-në dhe të tjerë që mund të mbështeten mbi platformat private. Gjithësesi, bllokimi i punës nga ana e Radiotelevizionit, për zbatimin e procesit të kalimit nga analog në numerik bllokon edhe këto subjekte”, tha kandidati Bers Hado.

Pas kesaj degjese te kater kandidaturat do te dergohen ne parlament, ku deputetet do te votojne per kryetarin e ri te AMA-s. Diten e enjte pritet qe deputetet te zgjedhin kryetarin e ri te AMA-s.Nenkryetari i ketij komisioni, Alfred Peza tha se komisioni do te vijojë punen per pergjedhjen e anetareve te Keshillit te ri te Radiotelevizionit Shqiptar dhe zgjedhjen e drejtorit te ri te këtij institucioni.

Top Channel