Bien eksportet në shtator

28/10/2014 00:00

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se eksportet në muajin shtator ranë
me 0.4 për qind krahasuar me shtatorin e një viti më parë.

Sipas INSTAT, shkaku i rënies ishte sërish energjia dhe mineralet, eksportet e të cilave muajin që lamë pas u tkurrën me 34.5 për qind.

Në total si 9 mujor, ritmi i eksporteve vijon të mbetet pozitiv, përkatësisht 6.1 për qind më shumë se një vit më parë. Por kjo shifër është norma më e ulët e rritjes së eksporteve në katër vitet e fundit, çka sipas Bankës së Shqipërisë ka ndikuar negativisht rritjen ekonomike. Sipas të dhënave, pesha kryesore e ngadalësimit në rritjen e eksporteve, ka ardhur nga produktet e grupit minerale lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Top Channel