Misteri i parave të vjedhura në bankë, dëshmon gruaja e Bitrajt

28/10/2014 00:00

Në një kohë që oficerët e Policisë Gjyqësore po zbardhin tabulatet dhe
qelizat e telefonit se me kë ka folur dhe ku ka qene Ardian Bitraj,
katër muaj para se të arrestohej për vjedhjen e 713 milionë lekëve,
prokuroria pyet edhe bashkëshorten e tij.

Shtetasja Nerida Bitraj, e konsideruar si një nder 9 deshmitaret me te rendesishem ne procesin hetimor, ka deklaruar se ishte vene ne dijeni per pervetesimin e parave nga i shoqi, nje nate perpara se ai te arrestohej.

“Jam vene ne dijeni qe bashkeshorti im kishte pervetesuar shuma te medha dhe keto para me tej i ka luajtur ne baste sportive, kur ai vete ma tha nje nate perpara se te shkonte tek eproret e tij. Me tha qe do kerkoj qe kete t’ja them vete guvernatorit nese do kem mundesi ta takoj, ne rast te kundert do flas me eproret e mi’, shprehet gruaja e Bitrajt.

Pyetjes se prokuroreve, nese kishte ajo dijeni qe bashkeshorti luante ne baste sportive, Nerida Bitraj  eshte pergjigjur se e dinte qe Bitraj luante, por asnjehere nuk kishte dijeni se sa ishin shumat qe luante. “Bashkeshorti im qendronte gjithmone tek lokalet e lagjes, ku kishte edhe lokale bastesh. Periudhen kur ishte kampionati boteror ai ka qendruar kryesisht ne lagje dhe kjo i ishte kthyer ne nje rutine te perditshme, pasi ai ishte shume i apasionuar pas futbollit dhe kishte qejf te luante baste”.

Bashkeshortja e Bitrajt, iu eshte pergjigjur prokuroreve se ai rrinte vetem dhe se nuk kishte miq apo shoke me te cilet qendronte shpesh. Ne lidhje me gjendjen shendetesore te Bitrajt, deshmitarja ka shtuar se muajt e fundit Bitraj vuante nga tensioni dhe çdo dite pinte ilaçe.

Top Channel