8 subjekte shfrytëzojne shtratin e lumit Vjose per nxjerrjen e inerteve
ne menyre te paligjshme. Inspektoriati shteteror i mjedisit ka nisur nje
aksion pergjate shtratit te lumit per te ndalur fenomenin e
shfrytezimit te inerteve.

Asnje leje per shfrytezim inertesh nuk eshte dhene qe prej nje viti por kjo nuk i ka penguar disa subjekte te vazhdojne aktivitetin e tyre.

Shfrytezimi i inerteve te lumit Vjose ka shkaktuar devijimin e shtratit te lumit e per pasoje permbytje masive dhe zhdukjen nga harta te qindra ha toke bujqesore. 15 subjekte rezultojne te kene aktivitet ne shfrytezimin e inerteve te lumit Vjose, 8 prej te cilave kane vazhduar aktivitetin edhe pas pezullimit te lejeve vitin e kaluar.

Top Channel