Insulti cerebral, pse gratë janë më të rrezikuara

28/10/2014 00:00

6 milionë persona në vit vdesin si pasojë e insultit cerebral. Kjo lloj sëmundjeje ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre.

Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e goditjes, e cila mund të shkojë nga minimalja deri në katastrofë. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur goditja është e patrajtuar.

Në këtë ditë, Organizata Botërore e Insultit Cerebral bën thirje për veprim urgjent ndaj kësaj epidemie globale të heshtur.

Në çdo 10 vdekje nga insultet, 6 prej tyre ndodhin kryesisht te gratë në moshë të madhe. Çdo vit vdesin 3.3 milionë gra nga goditjet në tru. Faktorët ndikues janë hipertensioni, fibrilacioni atrial, diabeti, migrena, depresioni dhe obeziteti. Gjithashtu, te gratë janë të pranishëm edhe faktor?t që janë të lidhur në mënyrë specifike me gjininë si: ndryshimet hormonale apo dhe diabeti gjat? shtatzënisë.

Faktorët personalë të riskut janë: presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe yndyrnat në gjak.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë njerëz është në rrezik për insulte cerebrale. 17 milionë njerëz çdo vit pësojnë një goditje në tru. Çdo sekondë të vitit, dikush që mund të jetë një i rritur ose fëmijë, burrë ose grua, vuan nga një goditje e tillë. Goditja në tru, në rreth 65% të rasteve është shkaktari kryesor i paaftësisë ose aftësive të kufizuara në mbarë botën.
 

Top Channel