Prodhohet vaksina kundër Ebolas

28/10/2014 00:00

Kompania farmaceutike zvicerane ‘GlaxoSmithKline’ në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë thanë se kanë arritur të prodhojnë vaksinën e duhur kundër virusit të Ebolas.

Qendra e testimit të prodhimit të ilaçeve në Zvicër pohoi se efekti i vaksinës do të provohet fillimisht tek stafi mjekësor që punon si vullnetar në Afrikën Perëndimore prej ku Ebola ka edhe epiqendrën. Këta vullnetarë, shumica e të cilëve janë studentë mjekësie, do të monitorohen për 6 muaj për të konstatuar nëse ilaçi do e ketë dhënë efektin e tij për imunitet ndaj virusit të rrezikshëm.

Verdikti për këtë vaksinë do të jepet nga Spitali i Luzanës me suportin e madh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, ky nuk është produkti i parë zyrtar i pranuar nga OBSH-ja që do të testohet për kurimin e Ebolas. Vaksina me emrin GSK tani po kalon procedurat e testimit  në Britani, Shtetet e Bashkuara dhe Mali duke u kthyer kështu në një nga dy kandidatët kryesorë për luftën ndaj Ebolas.

Rezultatet duhet të jenë të sigurta dhe prandaj përfshijnë shumë procedura për t’i dhënë hulumtimeve shkencore efikasitetin e duhur.

Top Channel