Posterat promovues të ‘Furious 7’

28/10/2014 00:00

Janë zbuluar posterat e parë promovues të filmit të fundit të sagës ‘Fast & Furious’. Në njërin nga posterat shihet edhe Paul Walker, aktori i cili humbi jetën në nëntor të vitit 2013 pas një aksidenti me makinë.

40-vjeçari nuk përfundoi dot xhirimet e skenave, por pavarësisht kësaj ai do të shfaqet në filmin që do të bëjë debutimin në kinema në prill të vitit 2015.

Në posterin e parë, Paul Walker është në mes të protagonistëve të tjerë të filmit: Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez, Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris dhe Jordana Brewster.

Në posterin e dytë shihet goma e një makine nga afër, ndërsa një grup njerëzish duken në sfond.

Studioja Universal ka bërë të ditur në fundjavë se emri zyrtar i filmit do të jetë ‘Furious 7’.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel