“Doja të isha Wolverine ose Batman”

28/10/2014 00:00

Keanu Reeves ka rrëfyer se është përpjekur shumë të fitonte rolet e Wolverine apo Batman, por nuk ka pasur sukses.

“Gjithmonë kam dashur të isha Wolverine, por nuk ma dhanë rolin. Gjithashtu doja të interpretoja Batmanin, por as atë nuk ma dhanë. Gjithsesi, sot kemi një Wolverine të shkëlqyer (Hugh Jackman) dhe kemi parë Batmanë të mrekullueshëm (George Clooney, Val Kilmer, Michael Keaton dhe Christian Bale). I kam shijuar si spektator këto personazhe”, deklaroi aktori 50-vjeçar për ‘Moviefone’.

Ndërkohë, filmi më i fundit aksion i Reeves me titull ‘John Wick’ i kaloi pritshmëritë në fundjavë duke grumbulluar 14.1 milionë $ në “box office”.

Aktori po punon edhe për një vazhdim të komedisë “Bill & Ted”: “Po përpiqemi të bëjmë diçka. Kemi një skenar dhe tani na mungojnë paratë. Duhet të gjejmë edhe një regjisor. Jemi ende në fillime.”

Top Channel