“Të bësh biznes”, BB: Shqipëria përmirësohet me 40 shkallë

29/10/2014 00:00

Shqipëria është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditjen e
klimës së biznesit për vitin 2014. Në raportin e fundit “Të bësh
biznes’, Banka Botërore, thotë se renditja e Shqipërisë u përmirësua me
40 shkallë duke u ngjitur nga vendi i 108 në botë, që ishte një vit më
parë në vendin e 68 këtë vit.

Raporti analizon peridhën nga qershori 2013 në qershor të këtij viti. Dhe sipas tij, rritja e vlerësimit për Shqipërinë ka ardhur për shkak të reformave që vendi ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në tre fusha kryesore, që lidhen me lejet e ndërtimit, regjistrimin e pronave dhe hapjen e bizneseve.

Në fushën e parë Banka vëren se ligji i ri i planifikimit urban ka thjeshtuar procedurat duke unifikuar lejen e tokës me atë të ndërtimit në një të vetme dhe po kështu ka reduktuar kohën e nevojshme për marrjen e këtyre lejeve. Regjistrimi i pronave është thjeshtuar përmes informatizimit dhe vendosjes së afateve sipas raportit efektive, ndërsa në fushën e tretë atë të hapjes së biznesit banka thotë se shqipëria ka ulur kostot dhe ka thjeshtuar formalitetet e regjiustrimit të ndërmarrjeve në noterizimin e dokumenteve inspektimin dhe kërkesave të tjera.

Ndersa treguesi me perkqesim ne renditje eshte pagesa e taksave qe sipas Bankes eshte bere me e kushtueshme per shkak te rritjes se tatim fitimit. Por edhe pse është vendi që ka ngjitur më shumë shkallë në renditje Shqipëria nuk është klasifikuar ndër 10 ekonomitë më reformatore në botë. Kjo pasi, sipas raportit, ajo ka ndërmarrë reforma vetëm në tre fusha, kur vende të tjera kanë reformuar deri në 5 elementë që lidhen me klimën e biznesit.  

Kjo është hera e dytë që ekonomia shqiptare shënon sipas Bankës Botërore një përmirësim kaq të fortë në klimën e të bërit biznes. Hera e para ishte në vitin 2009, kur vendi u klasifikua ndër dhjetë ekonomitë më reformatore në botë. Por që pas atij viti, renditja e shqipërisë në raportin e biznesit është përkeqësuar në mënyrë konstante, cka e coi ekonominë në vendin e 108 në botë. Përmirësimi i këtij viti e risjell ekonominë shqiptare më afër vendeve europiane në renditjen globale te klimes se biznesit.  

Top Channel