Dortmundi ndryshon “fytyrë” në Kupën e Gjermanisë

29/10/2014 00:00

Një skuadër me dy fytyra! Borussia Dortmund, kur nuk luan në Bundesligë, aty ku është kapluar nga një krizë e thellë rezultatesh, ndryshon marsh, madje e bën edhe me fitore të thella.

Konkretisht, në Champions është me pikë të plota në krye të grupit, ndërsa ditën e martë siguroi edhe kalimin në 1/8-at e finaleve të Kupës së Gjermanisë, falë fitores 3-0 të siguruar ndaj St. Paulit. Golat për të besuarit e Jurgen Klopp u shënuan nga Immobile, Reus dhe japonezi Kagawa.

Ndërsa në kampionat, si kurrë më parë këto edicionet e fundit, Dortmund vjen nga 4 humbje radhazi dhe e gjen veten në vendin e 4 nga fundi. Kalojnë më tej në Kupë edhe Werder Bremen, që fitoi 2-0 ndaj Chemnitzer, ndërkohë që janë eliminuar Hannoveri dhe Hertha Berlin, që u mundën nga Aalen dhe Bielefeld respektivisht.

Top Channel