Milan, Barbara hedh “grepin” nga Lindja e Largët

29/10/2014 00:00

Barbara Berlusconi i ka hyrë “me themeli” punëve te Milani në kuadër të aspektit komercial, në mënyrë që të rrisë të ardhurat e klubit.

Administratorja kuqezi do të udhëtojë sërish për në Dubai, ku do të zhvillojë 3 takime tepër të rëndësishme.

Do të flasë mbi të gjitha me “Fly Emirates” për rinovimin e sponsorizimit, si dhe me disa investitorë në fushën e marketingut. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë eksportimi i formatit të “Casa Milan”, një nga sukseset e arritura nën drejtimin e Barbarës.

E bija e presidentit Berlusconi synon të kalojë edhe në Lindjen e largët, ku kërkon të zgjerojë markën e klubit kuqezi. Pas prezencës së Richard Lee në “San Siro” dhe në “Shtëpinë e Milanit”, Kina është objektivi i ardhshëm për “Lady B”, veçanërisht për të forcuar marrëdhëniet me manjatin e biznesit të Hong Kongut.

Barbara është takuar edhe me stafin menaxherial të “Lawson”, kompani japoneze e shpërndarjes së ushqimeve”, ndaj dhe në muajt e ardhshëm parashikohet edhe një mision i saj në Tokio.

Top Channel