Vlorë, kapen 178 kilogramë hashash

29/10/2014 00:00
Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka sekuestruar 178 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të zonës së Jonufrit.

Droga u gjet në një automjet tip Range Rover AA 230 FG me të cilin po udhëtonin dy persona.

Drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar dhe pasi ka udhëtuar për pak, dy personat kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë në drejtim të malit.

Policia sekuestroi drogën dhe automjetin në cilësinë e provës materiale dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dy personave përgjegjës.

Top Channel