Presidenti Nishani në Forumin të Biznesit Shqiptaro-Slloven

29/10/2014 00:00

Pasditen e së martës Presidenti Bujar Nishani përshëndeti në Ljubjanë punimet e Forumit të Biznesit Shqiptaro-Slloven.

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës pasi vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, vendosi theksin tëk forcimi i bashkëpunimit ekonomik. Ai tha se Shqipëria, megjithëse një vend i vogël ka se çfarë ofrojë për investitorët e huaj falë pasurive natyrore të saj.

Nishani u shpreh se Sllovenia mbetet një shembull për t’u ndjekur në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Presidenti i Republikës njohu të pranishmit me zhvillimet në Shqipëri. “Jemi kandidatë në BE falë stabilitetit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor, kemi përkushtimin e duhur për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe kemi të përkushtuar për reformimin e drejtësisë sipas standardeve europiane”, tha ndër të tjera Presidenti.

Top Channel