Tirana për fitore në Fier, Partizani pret Laçin

29/10/2014 00:00

Kategoria Superiore rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 10-të ku bie Tirana ku bie në sy përballja Partizani-Laçi.

“Të kuqtë” janë në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta së bashku me Tiranën. Kjo e fundit do të luajë në transfertë përballë Apolonisë së vendit të parafundit.

Në Kukës, vendasit do të presin Vllazninë. Shkodranët janë në kërkim të pikëve për t’iu larguar krizës, ndërsa veri-lindorët kërkojnë suksesin e radhës pas atij me Flamurtarin në fundjavë.

Në Korçë Skënderbeu do të presë Elbasanin e vendit të fundit. Kampionët në fuqi synojnë fitoren për të ruajtur hapin me kryesueset e kampionatit, ndërsa në Durrës Teuta do të presë Flamurtarin.

Top Channel