Fotot nga zonat rurale të Koresë së Veriut

29/10/2014 00:00

Është vendi më i izoluar në botë ku ushtrohet një kontroll i rreptë për gjithçka hyn dhe gjithçka del nga territori i saj.

Koreja e Veriut sërish mbetet një destinacion për fotografët që dëshirojnë të dokumentojnë jetën brenda shtetit hermetik. Të paktë janë ata që sigurojnë lejen e autoriteteve komuniste për ta bërë një gjë të tillë, ndërkohë që pa leje rrezikon burgun, madje edhe të vritesh.

Ndër fatlumët ishin Eric Talmadge dhe David Guttenfelder, dy fotografë të Associated Press që për një javë udhëtuan nëpër zonat rurale koreano-veriore, por duke respektuar rregullat strikte të vendosura nga autoritetet.

Mes ketyre rregullave ishte shoqërimi nga një i caktuar i autoriteteve gjatë gjithë kohës, respektimi i një itinerari të mirëpërcaktuar më parë dhe bisedimi vetëm me personat e autorizuar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel