Sarandë, spitali me mjek pensionistë

29/10/2014 00:00

Minella Mini, pediatri i njohur i Sarandës ka 4 vjet që ka dalë në
pension, por vijon ende të kontribuojë vullnetarisht për vizitat e
fëmijëve në pediatri për të mbështetur nevojat e spitalit të Sarandës.
Ai është njëri prej dy pediatërve pensionistë në këtë pavion.

Dr. Minella thotë se ka qenë ka filluar punë që prej vitit 1967, kohë kur u çel spitali dhe nuk është shkëputur më nga profesioni por ai mendon se mosemërimi i të rinjve rrezikon vazhdimisënë e spitaleve bashkikë, si ky i Sarandës apo redukton dita ditës gamën e shërbimeve që ata duhet të ofrojnë.

Spitali i Sarandës me 85 shtretër megjithëse jo rajonal mbulon nevojat për shërbime mjekësore për një popullsi të gjerë që përfshin banorë të bashkive Konispol dhe Delvinë përvec atyre të komunave përreth. Nëndrejtori i spitalit Niko Kuri thotë se spitali me 200 të punësuar ka vetëm 27 mjekë shumica e të cilëve pensionistë.

Asnjë prej studentëve që studiojnë mjekësi nuk rikthehet për të ushtruar profesionin në Sarandë thotë Kuri megjithëse ligji i obligon madje dhe i gjobit. Spitali i Sarandës përballon cdo verë kapacitetin e shtuar të pacientëve që kalojnë pushimet në Sarandë.

Top Channel