Meta fton opozitën: Të votojmë kërkesat tuaja

29/10/2014 00:00

“Do të dëshiroja t’i thoja opozitës që të merrte pjesën në seancën e të
enjtes në Parlament”. Me një ftesë për opozitën ka nisur komunikimin për
mediat kryeparlamentari, Ilir Meta, i cili i kujtoi Partisë
Demokratike, se në seancën e së enjtes do të votohen komisionet hetimore
që ajo ka kërkuar.

Por, Meta ka ironizuar kerkesat qe shtohen dite pas dite nga kjo seli, si kushte per kthimin ne parlament, duke kundërshtuar edhe ate me te fundit, per nje marreveshje mes paleve te mbikëqyrur nga nderkombetaret.

“Vendimi i marrë nga Kuvendi tregon maksimumin e përgjegjshmërisë për të krijuar të gjitha hapësirat që ajo të përmbushë funksionet e saj me këtë sistem demokratik, të cilin ne e kemi zgjedhur vetë dhe të cilit duhet t’i dalim vetë për zot, në kuptimin e marrjes së përgjegjësive. Nuk mund të presim dikë të na marrë për dore për të zbatuar rregullat, ato norma demokratike që ne vetë i kemi sanksionuar. Për më tepër mendoj se të tjerët kanë mjaft probleme të tjera”, tha Meta.

Jo vetem opoziten, por Ilir Meta ka kundërshtuar, jo per te paren here, edhe deputetin e tij Spartak Braho qe ne ndryshim nga pjesa tjeter e mazhorances, votoi nje dite me pare dekretin e presidentit Nishani per Gjykaten e Larte.

“Do t’i ftoja të gjithë të kuptojnë rëndësinë e procesit dhe të mos ndikohen emocionalisht”, tha Meta.

Per Ilir Meten, presidenti duhet te konsultohet me grupet parlamentare te mazhorances per emrat qe propozon, ne zbatim te vendimit te Gjykatës Kushtetuese.

Po aq te dobishem, e cilesoi kryetari i Kuvendit edhe bashkepunimin e presidentit me Kryeministrin  ne zgjedhjen e guvernatorit të ri te Bankes Qendrore, ndersa kuvendi do votoje te enjten edhe procedurat per zgjedhjen e anetareve te Keshillit Mbikëqyres informoi Meta.

Top Channel