Rama: Lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës e sipërmarrjes

29/10/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në
aspektin ekonomik dhe të të bërit biznes në vendin tonë, e pasqyruar kjo
edhe në raportin vjetor të Bankës Botërore “Doing Business”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për ata që duan Shqipërinë e punës dhe të sipërmarrjes, vlerëson sipas tij ngjitjen me 40 në klasifikimin e Bankës Botërore.

“Lajm i mire per ke do Shqiperine e punes dhe sipermarrjes: Ngjitemi 40 vende ne klasifikimin e Bankes Boterore per kushtet e berjes biznes!” shkruan kryeministri.

Top Channel