Vullkani frikëson banorët e Hauait

29/10/2014 00:00

Një vullkan me shtratin e llavës te nje gjeresie prej 50 metrash ka frikesuar banoret e ishullin amerikan të Hauait.

Lumi i zjarrte rrezikon te shkrumboje çdo banese ne rrugen e tij. Gjeologët thonë se llava ndodhet tani 7- metra larg qytetit të Pahoas dhe mund të arrijë atje gjate dites se sotme.

Rreth 1 mijë banorët e fshatit janë larguar nga ajo që zyrtarët e cilësuan arritja e paevitueshme e lumit të zjarrtë të llavës me temperatura deri në 2 mijë gradë të vullkanit Kilauea. Sipas Zerit te Amerikes, autoritetet i keshilluan mijera banorë të tjerë të përgatiten për evakuim. Per personat me te rrezikuar, kryqi i kuq ka vendosur nje hape nje vendstrehim.

Ish-plantacioni i sheqerit me vlera historike, sot një rrugë me dyqane të vogla dhe banesa ndodhet në ishullin e madh të Hauait, “Big Island” më i madhi i tetë ishujve kryesorë që përbëjnë shtetin amerikan të Paqësorit. Llava që kërcënoi qytetin i ka dhene shenjat e para ne 27 qershor, por vullkani  Kilauea ka nisur të aktivizohet që nga viti 1983, dhe shperthimi i saj ndodhi nga nje e care krejtesisht e re.

Top Channel