Dashuria e tifozes për Klopp-in dhe përgjigjja e tij

29/10/2014 00:00

Kishte përgatitur më së miri ndeshjen me St. Paulin, e vlefshme për kupën e Gjermanisë, por konferenca e shtypit pas ndeshjes e zuri në befasi trajnerin e Dortmundit, Jurgen Klopp.

Skuadra e drejtuar prej tij fitoi 3-0 ndaj St. Paulit dhe po ecën mirë edhe në Ligën e Kampioneve. Por krejt ndryshe është situata në Bundesligë, ku verdhezinjtë rënditen në vendet e fundit të tabelës.

Por pavarësisht kësaj një fanse, e moshës së mesme i shprehu dashurinë dhe besnikërinë e saj personale por edhe të gjithë tifozëve të tjerë të Dortmundit.

“Ju na çuat drejt suksesit, shijuam suksesin me ju dhe tani ne ju mbështesim në këtë krizë”, u shpreh tifozja.

Përgjigjja e Klopp ishte akoma më shumë e papritur dhe që shkaktoi të qeshura në sallë.

“Nëse deklarata të tilla dashurie janë të nevojshme nga ana e tifozëve, atëherë tifozët tanë i paska marrë lumi”,  u përgjigj ai.

Top Channel