Rreth 500 punetoret shqiptare te kompanise turke ‘Limak Age’, e cila po
nderton HEC-in e Banjes u perfshine ne nje greve nje javore ne fund te
muajit gusht.

Te mbeshtetur edhe nga sindikata ata nderprene greven kur moren premtimin per plotesimin e kerkesave te tyre qe ishin nenshkrimi i kontrates kolektive te punes, rritja e pages dhe pagesa e oreve shtese. Tashme qe kane kaluar 2 muaj rreth 60 punetore jane pushuar nga puna edhe pse kane kontrata te rregullta pune.

Ndersa nenshkrimi i kontrates kolektive mbeti thjesht nje premtim.

Punonjesit e larguar nga puna me prishje te njeanshme te kontrates shprehen se do te ndjekin te gjitha rruget ligjore pasi pretendimi per largim nga puna per shkak te kushteve te motit sipas tyre nuk qendron. Ata jane te bindur se u pushuan nga puna per shkak te greves qe realizuan.

Ligji 108 dt. 28.03.2013 “per te huajt” ne nenin 100 pika B te tij percakton se raporti i te punesuarve ne aktivitetin ekonomik duhet te jete per çdo te huaj, pese shtetas shqiptare dhe ky raport duhet te ruhet edhe ne bordin drejtues dhe organet e tjera drejtuese apo kontrolluese. Nderkohe qe ne zyren rajonale te punesimit ne Elbasan nuk ka nje informacion ne lidhje me zbatimin e ketij ligji. Kompania turke eshte nenkontraktuar nga koncesionari qe po nderton hidrocentralin e banjes mbi lumin Devoll.

Top Channel