Ashpërsohen protestat në Hungari    

29/10/2014 00:00

Taksa e internetit është bere shtysa e protestes me te madhe
antiqeveritare të organizuar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest prej
vitesh të tëra.

Sheshet kryesore te tij u mbushen me njerez e tubime ka pasur edhe ne 6 qytete te tjera me te vogla te vendit. Trazirat nisen te dielen kur grupe protestuesish te zemeruar u mblodhen perpara Ministrise e Ekonomise me telefone celulare ne duar e disa te tjere hodhen pjese kompjuterash te vjeter ne portat e selise se partise ne pushtet Fidesz.

Shkak i zemerimit popullor eshte bere vendosja e nje takse mbi internetin. Ministrat premtojne nje tavan te saj taksen, qe supozohet te jete 150 forinta apo 0.50 euro per gigabajt te fluksit te te dhenave. Por sipas tubuesve, legjislacioni i propozuar nga Qeveria eshte antidemokratik e do te godase me fort te varfrit.

Edhe Bashkimi Europian e konsideron nismen e ekzekutivit hungarez nje “ide te keqe”. Orban dhe shumica e tij qeveritare e kanë riorganizuar në mënyrë radikale Hungarinë. Në aparatin shtetëror, shërbimin civil dhe mediat publike është kryer një ndryshim i plotë i elitave.

Përmes qindra ligjeve dhe rregulloreve Orban siguroi për vete pushtetin afatgjatë. Ndër të tjera u miratua një reformë për zgjedhjet parlamentare e cila është përshtatur për Orbánin dhe aleancën e tij Fidesz-KDNP.

Reforma ka forcuar dukshëm parimin e shumicës, përveç kësaj kanë pësuar ndryshime zonat elektorale – në fortifikatat e Fidesz-it mjafton një numër i vogël i votave për fitimin e mandatit ndërsa në zonat zgjedhore të krahut të majtë nevojiten më shumë. “Fidesz ka projektuar në atë mënyrë ligjin e ri zgjedhor që me një shumicë relative të votave të sigurojë një shumicë absolute në parlament.

Top Channel